SHKODER- Ura e re e Bunës në Shkodër, e vënë në funksion 2 vjet më parë ka pësuar dëmtime, si pasojë e vjedhjeve për skrap. Kabllo që mundëson hapjen dhe mbylljen e kësaj ure, në rast të kalimit ndonjë anijeje, u vodh një javë më parë nga persona ende të paidentifikuar.
Drejtori i Autoritetit Verior të Rrugëve Nesti Kiri është shprehur mjaft i shqetësuar lidhur me vjedhjen e kabllit që garanton lëvizjen e sistemit
elektromagnetik në urën e re të Bunës në qytetin e Shkodrës. Kiri theksoi se shumë shpejt do të ketë një sistem sigurimi dhe survejimi të investimeve madhore në metropolin verior.
Por ky nuk është rasti i parë kur investimet në projekte publike dëmtohen qëllimisht për tu shitur më pas për skrap në qytetin e Shkodres. Përballë këtij fakti bashkia e Shkodrës ka kërkuar bashkëpunimin më qytetarët në denoncimin e këtyre rasteve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com