Është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare një nga volejbollistet e njohura të Vllaznisë së viteve ’80 dhe njëkohësisht trajnerja e ekipit të të rejave të volejbollit të këtij klubi, Alda Kaçorri.
Një vdekje e papritur e ardhur pas një infrakti që ajo ka pësuar teksa ishte në ambjentet e shkollës ”Ismail Qemali” ku jep mësim.
Sigurisht që kjo gjë ka alarmuar kolegët e saj të punës por askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë gjë më tepër. Kjo është një humbje e madhe për familjen e saj, për volejbollin shkodran, për klubin Vllaznia dhe gjithë miqtë dhe kolegët e saj.

Alda Kaçorri do të mbahet mend si një nga volejbollistët më të talentuara të brezit të saj. Ajo do mbahet mend për klasin dhe talentin e shfaqur në fushat dhe pallatet e ndryshme të sportit ku ka luajtur dhe është stërvitur.

Por ndërkohë, ajo ka lënë në mes edhe një punë të shkëlqyer që kishte nisur me ekipin e volejbollit të të rejave të Vllaznisë të cilin e kishte krijuar nga fillimi, duke ofruar rreth vetes vajza me shumë pasion, dhe duke injektuar tek ato dashurinë për këtë lojë, arriti të krijonte një ekip model që konkurron me sukses për titullin kampion. Megjithatë puna e saj është ndalur mesditën e sotme në mes.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com