SHKODER - Shfaqja e filmave te animuar në ditën e dytë të festivalit ndërkombëtar “Anifest Rozafa 2012” është zhvendosur në pedonalen e qytetit të Shkodrës “Kole Idromeno”.

Sipas organizatorëve fëmijët përveç se kanë ndjekur filmat e animuar kanë pasur mundësi të njohin me teknikat se si realizohet filmi i animuar në kushte praktike dhe aktuale me pak shpenzime.

Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar “Anifest Rozafa 2012” do të zgjasë deri më 29 Shtator ku do bëhet edhe përzgjedhja e filmave fitues nga juria e fëmijëve dhe juria ndërkombëtare.