Shkodër, 1 mld lekë për shkollën
profesionale,Klosi:Rëndësi cilësia

Shkodër, 1 mld lekë për shkollën<br />profesionale,Klosi:Rëndësi cilësia
SHKODER - 1 miliard lekë është investimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për shkollën profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, bashkë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, morën pjesë në fillimin e punimeve në këtë shkollë, punime të cilat në mënyrë simbolike i nisën dy nxënës të kësaj shkolle.

Ministrat Klosi e Bushati theksuan se degradimi i arsimit profesional, shkatërroi lidhjen e edukimit me tregun e punës.

Për vitin shkollor 2016-2017, është trefishuar numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional, ndaj sfida e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë tani është cilësia.

Do të nisë një fazë e dytë investimesh në të gjitha shkollat dhe mësuesit do t’i nënshtrohen trajnimit, por edhe testimit për të siguruar se janë në lartësinë e detyrës për të ofruar mësimdhënie me cilësi në shkollat e arsimit profesional.

“Jemi në një nga shkollat me emër shumë të nderuar në Shkodër, shkolla profesionale “Hamdi Bushati”, simbol i arsimit profesional në Shkodër dhe kemi menduar që për të dyja shkollat profesionale në qytet “Hamdi Bushati” dhe “Arben Broci”, të bëjmë investime sinjifikative”, tha Klosi në nisje të fjalës së tij.
 
“Kjo shkollë do të marrë një investim nga buxheti i shtetit rreth 1 miliard lekë, dhe punimet do të përfundojnë brenda qershorit të vitit tjetër, në mënyrë që në shtator të vitit 2017 të dyfishojmë numri e nxënësve që zgjedhin arsimin profesional në qarkun e Shkodrës”, vijoi ai.
 
“Përveç infrastrukturës së shkollës, për ne ka shumë rëndësi cilësia e ofrimit të mësimit, prandaj këto investime do të shoqërohen me investime në laboratore dhe trajnime të mësuesve dhe stafit pedagogjik të kësaj shkolle. Brenda vitit të ardhshëm, në kuadër të rritjes së cilësisë së arsimit dhe formimit profesional do të trajnohen dhe do të testojmë të gjithë mësuesit e arsimit profesional”, përfundoi Klosi.
(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois