Shkodër, 1 vit pas ekzekutimit të
babë e bir, identifikohen 5 autorët

Shkodër, 1 vit pas ekzekutimit të<br />babë e bir, identifikohen 5 autorët
SHKODËR - Identifikohen autorët e vrasjes së babë e birë, Frederik dhe Jurgen Marku, e ndodhur në 31 gusht të vitit 2012, të cilët janë pesë persona.

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se, pas hetimeve të shumta gjatë një viti kanë mundur ti identifikojnë autorët, të cilët janë: A. Doçaj, 32 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, L. Martini, 29 vjeç, E. Boka, 32 vjeç, A. Prebibaj, 30 vjeç dhe L. Nika, 32 vjeç.

Policia e Shkodrës ia ka shpallur në kërkim të pesë të dyshuarit, ndërsa mësohet se ata dyshohet se fshihen në një zonë të thellë Dukagjin të Malësisë së Madhe. Hetimet e Policisë së Shkodrës janë bërë në bashkëpunim edhe me Drejtorinë  e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Krimi i dyfishtë ndodhi për motive të dobëta, pasi viktimat dhe personat e shpallur në kërkim ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e Thethit në Malësinë e Madhe.
 
NGJARJA NË 31 GUSHT 2012
Babë e bir u ekzekutuan të enjten e datës 31 gusht 2012, pas një grindjeje për një fjalë goje në zonën turistike të Thethit, por që pati pasoja fatale për familjen Marku. Frederik Marku, 46 vjeç, ndërroi jetë në vend, ndërsa i biri nuk ia doli dot me gjithë përkushtimin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri të ndodhur mes tyre. Por hakmarrja ndaj babë e bir nuk është ndalur me kaq, pasi shtëpisë së tyre të pushimit në Theth u është vënë flaka. Zjarri që ka përfshirë shtëpinë alpine prej druri ka djegur edhe makinën e familjes Marku.

Ne atë moment asnjë person i familjes nuk ka qenë në banesë, pasi varrosnin 45-vjeçarin. Prej disa ditësh viktima së bashku me familjen po bënte pushimet ne Theth, aty ku ka ndodhur edhe konflikti me autoret e dyshuar të vrasjes.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një debat mes palëve. Sherri ka përfunduar në polici ku të rinjtë kanë denoncuar babë e bir për kërcënim me jetë, por pas pyetjes ata kanë dëshmuar se ka ndodhur e kundërta.

Duket se kjo nuk është pritur mirë nga grupi i të rinjve qe ju kanë zënë pritë në afërsi të spitalit të Shkodrës ku edhe i qëlluan me armë.  

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania