Në momentin e shpërthimit familjarët kanë qenë në banesë, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme jo vetëm në familjen e Xheneto Shkëmbit por edhe tek komshinjtë e tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve dhe të autorëve të shpërthimit, ndërsa dyshohet se autori pas vendosjes së lëndës plasëse të jetë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet i cili drejtohej nga një tjetër shtetas.
Sipas ekspertëve të policisë ka rezultuar se lënda plasëse e vendosur pranë derës në shkallët e banesës ka qenë tritol, me sasi rreth 200 gram. Menjëherë pas shpërthimit është marrë në pyetje edhe Xheneto Shkëmbi për të mësuar në lidhje me ndonjë pistë të mundshme që mund të çojë në zbulimin e autorëve.
Mësohet se Xheneto Shkëmbi kishte dalë vetëm dy muaj më parë nga burgu, ku kishte qenë i dënuar për trafik lëndësh narktotike. Kjo është edhe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Redaksia online
(e.c/e.s/shqiptarja.com)