SHKODER - Prej shtatë muajsh familja e kishte denoncuar të zhdukur, ndërsa mëngjesin e kësaj të marte shpresat e tyre për ta gjetur gjallë janë shuar, pasi policia e gjeti të pajetë me dyshimin se mund të jetë vrarë.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Arben Lajçan nga Hoti i Malësisë së Madhe, trupi i pajetë i të cilit u gjet i dekompozuar tërësisht në pyllin e fshatit Dedaj Shkrel, rreth orës 09.30.

Policia bëri identifikimin e tij në sajë të lejes së drejtimit që iu gjet pranë trupit të pajetë, ndërsa dyshimet e bluve të Shkodrës janë për një vrasje ndaj tij me armë zjarri.

Megjithatë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen vijojnë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)