Të parët që janë paraqitur përpara trupi gjykues kanë qënë kryepleqtë, Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi. Seancat kanë nisur me debate ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar nga gjykatësi Tonin Sterkaj kopje dhe aktet e vendimit të masave të sigurisë në mungesë të cilat janë marrë me 14 Shkurt 2017.
Pasi janë njohur me to, mbrojtja ka kërkuar revokimin e vendimit të masës së sigurisë atë të arrestit me burg pasi mungojnë provat e përfshirjes në kultivimin e lendëve narkotike të kryepleqve. Nga tjetër prokurori i cështjes Albert Mucaj ka deklaruar se në harkun kohor të 10 muajve prokuroria ka siguria prova dhe transkriptime telefonash ku kryepleqtë janë të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.
Organi i akuzës ka rreth 10 faqe transkriptime, ku të dyshuarit komunikojne me kode me njëri tjetrin. "E hëngri ujku" dhe " theu këmbën" ishin disa nga kodet që trafikantët e arrestuar përdornin në komunikimin mes tyre për parcelat që asgjësoheshin. Perpara gjykatës kryepleqtë kanë mohuar se kanë bashkëpunuar në kultivimin e lëndëve narkotike ndërsa i kanë cilësuar akuzat si shpifje.
Në fund gjykata i ka lënë në burg ato. Pas tyre në seancën e verifikimit të kushteve të zbatimit të masës së sigurisë është paraqitur efektivi i forcave të ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Loci i cili ka shërbyer, për të prokuroria ka paraqitur si provë një transkriptim telefonatash ku dyshohet se Loci dekonspironte aksionet e policisë.
Pasi është njohur me aktet e vendimit të masës së sigurisë, mbrojtja ka kërkuar nga gjykatës Sterkaj masë me të butë sigurie.
Në këtë moment përpara trupit gjykues ka folur edhe 45 vjecari Loci i cili ka shpërthyer në lot ndërsa nuk ka pranuar akuzat. Loci ne mes lotesh deklaroi se punonte prej 21 vitesh në polici ndersa ishte arrestuar pasi ishte kthyer nga sherbimi prej 4 ditesh në Peshkopi.
Nga ana tjetër Ai u shpreh se ka vajzën me kancer, ndërsa bashkëshortja prej 3 javësh është e semur, përballë kësaj situate po shkoj drejt vetëvrasjes pas kësaj gjendje. Efektivi I FNSH- së shtoi se jeton në kushte të vështira ekonomike ndërsa shoti se me shpërblimin e shtetit ka paguar borxhit pasi cdo muaj i nevojiten 20 000 lekë për ilacet e vajzës. Dekonspirimet e telefonatave i ka cilësuar të pavërteta.
Por pavarësisht pretendimeve 45 vjecari është lënë në burg. Sipas prokurorisë 17 të ndaluarit bashkëpunonin njëri me tjetrin duke siguruar farat e kanabisit, e më pas në mbjedhjen e tij në zonën e Dukagjinit. Pas kësaj faze lënda narkotike dërgohej në Bajzë të Kastratit ku nga aty shtetas malazez e blinin për ta transportuar drejt BE- së.
Operacioni dhe arrestimet
Në pranga kanë kryesisht kultivues, banorë të fshatrave Omaraj, Plan, Pog e Mgullë, u sekuestruan armë si dhe bima e kanabisit.
Ndër të arrestuarit bien në sy mbiemrat ku rezulton se disa janë pjestarë të së njëjtës familje, një efektiv të Forcave Speciale si dhe dy kryepleq.
Operacioni i koduar "Early Spring" ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, dhe është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në operacionin e zhvilluar për arrestimin e tyre u angazhuan 125 policë të D.V.P. e F.N.Sh Shkodër.
U sekuestruan
• 31.140 rrënjë kanabis
• 150 kilogramë kanabis
• 330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva
• 9 automjete.
• 22 telefona celularë
• Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm
• Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.
• Dy armë zjarri pistoletë.
• Një sasi fishekësh .
Të arrestuarit janë:
1. Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.
2. Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë dhe kryeplak i këtij fshati.
3. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan dhe kryeplak i këtij fshati.
4. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir.
5. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj.
6. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj.
7. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj.
8. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj.
9. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj.
10. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog.
11. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj.
12. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan.
13. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog.
14. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan.
15. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë.
16. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë.
17.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan.
18.Fatmir Ara, 27 vjeç, në banues në Tiranë.