Rrezikojnë të shemben 40 shtëpi banimi si pasojë e gërryerjes së tokës nga lumi Drin në lagjen Bahçallek të Shkodrës.
Banorët shprehen se që nga viti 2009 kur është bërë investimi i fundit deri tani nuk ka pasur asnjë interesim, e ndërsa nga rrjedha e lumit Drin investimi ka dal totalisht janë funksionit. Çdo ditë lumi po gllabëron tokë, e ndërsa shtëpia më e largët është vetëm 20 metra. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet në kohë pasi nga viti i kaluar e deri më sot situata është rënduar së tepërmi dhe se Lumi Drin është i rrëmbyeshëm…
“Drini ka degraduar në atë mënyrë sa po nuk u morën masa shpejt e shpejt është e vështirë që të ndalohen dëmet që do bëhen. Këtu rrezikohen 30-40 familje që janë bregut. Shtëpia më e largët e ka 20 metër larg Drinin”, tha një nga banorët.
“Në këtë situatë që është sot Drini nuk ka qenë asnjëherë. Janë marrë masa por janë degraduar dhe nuk e mbajnë më Drinin”, tha një tjetër banor.
“Bahçalleku është një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës por ne kemi shumë problem punën e Drinit sepse ai gjithmonë ka qenë rrezik për ne dhe na ka përmbytur vazhdimisht por një tjetër problem më i madh është gërryerja e tokës që i bëhet. Ne i bëjmë thirrje shteti, organeve kompetente në mënyrë që të vijnë, të vendosin dorë dhe ta shohin se ku është gjendja sot”, tha një tjetër banor i zonës.
Banorët e Bahçallekut kanë kërkuar disa herë ndërhyrje në gjithë zonën me qëllim shmangien e gërryerjes së tokës, ndërsa mësohet se nga viti i kaluar mbi 3000 metër katror tokë kanë humbur në ujërat e lumit Drin. Shtëpitë ndodhen në afërsi të urës së Bahçallekut ndërsa pritat e vendosur vite më parë tashmë është jasht funksionit.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO