Shkodër, 400 policë në aksion
mbyllet dita e parë e operacionit
Rreth 400 forca policie si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Operacioni ka zgjutur deri në orët e vona të mbrëmjes së martë dhe pritet të nisë sërisht të mërkurën.
SHKODËR - Rreth 400 forca policie si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Operacioni ka zgjutur deri në orët e vona të mbrëmjes së martë dhe pritet të nisë sërisht të mërkurën.
22:20 Mbyllet dita e parë e aksionit anti-kanabis në Shkodër Në përfundim të aksionit për asgjësimin e bimëve narkotike në Shkodër, forcat e policisë kanë shkatërruar 173 parcela me mbi 32 mijë rrënjë.
Bashkë me asgjësimin e bimëve narkotike, policia ka kapur edhe një arsenal armësh, ku ka sekuestruar një pushkë, katër granata, 1 kallëp tritoli 500 gr, 7 karikatorë me fishekë dhe disa pjesë armësh të tjera.
Armët u zbuluan në një shpellë të përshtatur për të qëndruar. Armët i fshehur brenda shpellës në një mur të ndërtuar me gur. Armët u gjetën afër vendit ku është qëlluar me armë helikopteri i Policisë vitin e kaluar gjatë operacionit anti-kanabis dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik.
Operacioni gjatë ditës së sotme ka vijuar në territorin e fshatrave Plan, Gjurë, Kujë dhe Temal. Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur. Operacioni masiv do vijojë përsëri nesër.
14:00 Asgjësonhen mbi 11 bimë kanabisPolicia vijon operacionin ë Dukagjin të Shkodrës, ku deri tani janë asgjëuar mbi 11 mijë rrnjë kanabis.
Bimët narkotike janë gjetur në 109 parcela me nga rreth 50 deri në një 1000 mijë bimë secila. Parcelat janë gjetur në zonën Pult, Gjurë dhe Temal.
Në terren vijojnë 25 grupe, të cilët po kontrollojn terrene të pyllëzuara dhe të thepisura. Deri në këto momente nuk është shënuar asnjë incident.
09:45 Policia rikthehet në PultDeri në këto momente janë asgjësuar rreth 4 mijë bimë narkotike dhe po vijon operacioni në disa sipërfaqe toke, ku janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri, parcelat e mbjella. Kjo është një zonë me risk, pasi rreth një vit më parë pikërisht në vendin ku po zhvillohet operacioni sot, u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.
Vlorë, zbulohen e asgjësohen 14 parcela me 828-rrënjë bimë narkotike Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 14-parcela me 828-rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva”, në fshatin Mallkeq!
Bimët narkotike ishin të mbjella në vendin e quajtur “Korija e Madhe” dhe lartësia e tyre varionte nga 40 – 170 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Redaksia Online
(a.h/f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39