Shkodër, 5-fishohet qiraja! Tregtarët e Rusit në protestë: Si me qenë në Amerikë jo në Shqipëri

SHKODER- Tregtarët e fruta -perimeve në tregun e  Rusit kanë mbyllur aktivitetin e tyre ditën e sotme (13 shkurt) në shenjë proteste. Shkak eshte bërë rritja e qirasë mujore nga 1500 në 7500 lekë në muaj. Tregtarët thonë se e kanë të papërballueshme këtë kosto shtesë, teksa tregojnë se janë taksapagues të rregullt që nga viti 1998. Tregtarët e Rusit paralajmërojnë se protesta do të përshkallëzohet deri në uljen e çmimit për shfrytëzimin e hapësirave në tregun publik. 

“E ka vendosur bashkia qiranë 75 mijë lek (të vjetra) në muaj. I bie 13 mijë metri katror, si me qenë në Amerikë jo në Shqipëri. Bashkë me taksat e tarifat e tjera, mua më shkojnë 2 milion lek (të vjetra) në vit"

"Paguajmë taksa, transport, qeset e silikonit dhe kështu nuk na mbeten as 5 mijë lek në ditë fitim", -  thanë tregtarët.

Vendimi për rritjen e qirasë që prek 100 tregtarë është marrë nga këshilli bashiak i Shkodres kur u miratua paketa fiskale në dhjetor 2024. Ndërsa theksojme se tregu i Rusit është rikonstrukstruar së fundmi ku janë bere bankinat e reja, ndriçimi, etj.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga

Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"