Shkodër, 8 orë operacion në lumin
 Kir, gjendet trupi i pajetë i çekut

Polumbarët dhe grupi special i RENEA-s pas shumë orë kërkimesh arritën të nxjerrin nga ujërat e lumit Kir trupin e pajetë të turistit çek, i mbytur gjatë ditës së djeshme. A1Report ka siguruar pamjet filmike ku polumbarët dhe RENEA për orë të tërë u përballën me rrymat e forta të lumit Kir për nxjerrjen e trupit të pajetë çekut Adam Baron.
 
Skuadra e polumbarëve hasi në vështirësitë e rrymave të ujit, ku dy nga efektivët e policisë rrezikuan dhe jetën. Baron humbi jetën një ditë më parë teksa varka e tij kanoe u përmbys teksa bënte rafting së bashku me shoqen e tij çeke, e cila fatmirësisht shpëtoi.

Ngjarja
Një i ri çek ka humbur jetën në lumin Kir të Shkodrës. Varka me dy turistë çekë është përmbysur teksa lundronte në lumin Kir, në komunën Postribë të zonëns së Dukagjinit, në Shkodër.
 
Dy të rinjtë, një djalë dhe një vajzë, pjesë e një grupi turistës të cilët kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë, ishin shkëputur nga grupi dhe po lundronin në rrjedhën e lumit Kir, në momentin kur varka është përmbysur.

Si pasojë,  vajza ka mundur të dalë pa pësuar asnjë dëmtim nga lumi, ndërsa trupi i djalit është gjetur i pajetë disa orë më vonë.Por deri tani është bërë e pamundur nxjerrja e tij nga lumi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve