SHKODËR - Policia ka arrestuar një 86-vjeçar në Shkodër pasi ka plagosur rëndë me thikë pas një debati një 56-vjeçar.

Në pranga është vënë Islam Nikaj, ndërsa i plagosur është B.K., banues në Malësinë e Madhe, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Përveç, 56-vjeçarit, Nikaj ka plagosur lehtë dhe bashkëshorten e tij, L.K., 50 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku kreu veprimet e duhura dhe sekuestroj thikën si provë materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)