Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Rrjoll të Shkodrës. Shoferi i kamionit ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.
Si pasojë e aksidentit, shoferi N. P., ka mbetur i dëmtuar gjithashtu dhe pasagjeri G. P. Të dy këta janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po hetohet për rrethanat e aksidentit.
“Malësi e Madhe / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Komente











