Shkodër, aksidentohet autobusi
me 50 turistë malazezë

Shkodër, aksidentohet autobusi<br />me 50 turistë malazezë
SHKODER - Një autobus me 50 turistë malazezë i linjës Nikshiq-Selanik është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Hani i Hotit, vetëm 6 kilometra pa hyrë në Shkodër, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.

Fatmirësisht të gjithë turistët kanë shpëtuar pa marrë dëmtime, ndërsa kanë mbetur të plagosur shoferi i autobuzit Zoran Brahovic me targa malazeze KL AA 809 dhe drejtuesi i furgonit me targa të Shkodrës , SH 6302 E. Sipas dëshmitarëve autobuzi me turistë që lëvizte për në drejtim të Shkodrës është përplasur me furgonin e transportit të mallrave.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje drejtuesi i furgonit ka qënë duke lëvizur në krahun e kundert por përpara tij i ka dalë një karrocë me kalë e cila i ka ndërprerë rrugën, për ta shmangur këtë të fundit drejtuesi i furgonit ka dalë në anën tjetër të rrugës duke u përplasur me autobuzin malazeze.

Përplasja ka qenë e fuqishme sa autobusi me turistë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, ndërsa furgoni ka bërë disa rrotullime horizontale. Turistët janë transportuar me një tjetër autobus drejt Selanikut, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit. Sipas grupit hetimor dyshohet se në aksidentin e se premtes mund të ketë ndikuar edhe mungesa e sinjalistikës pasi autostrada Shkoder- Hani i Hotit prej më shumë se dy vitesh është në ndërtim dhe ende nuk ka përfunduar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament