Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Izmir Rama i cili po udhëtonte me motoçikletën tip ‘Suzuki’, 400 kubik, me targë BB69408.
Sipas të dhënave, 29-vjeçari, si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte, çka ka bërë që ai të humbasë kontrollin e mjetit. Fillimisht i riu është përplasur me pjesën ndarëse të rrugës e më pas me pemët dekorative, duke marrë plagë të rëndë në kokë e për pasojë ka humbur jetën menjëherë. Pas aksidentit motorçikleta është zvarritur edhe për afro 100 metra
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë si dhe ambulanca të cilët kanë bërë të mundur dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit.
(Në foto motoçikleta me të cilin udhëtonte viktima)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)