SHKODER- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar markatën ku tregtohet mish në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës.

Aksioni ka nisur mengjesin e sotëm rreth orës 05:30 minuta ndërsa tregtarëve u është mbyllur aktiviteti për shkak të mungesës së kushteve higjeno sanitare. Godina pasi është bllokuar është rrethuar nga forca të policisë.

Nga ana tjetër drejtuesit e “AKU”- së i kanë bërë apel bashkisë së Shkodres të ndërhyrjë për përmirësimin e kushteve të tregtimit të kësaj merkate në rast të kundërt kjo markatë do të bllokohet përgjithmonë.

 Bashkia Shkoder ka në zotërim ambjentet ku bëhët tregtimi i mishit në markatën e Rusit.

Ata kanë lëshuar me qera individëve të caktuar, ndersa tregtaret paguajnë qëra të dyfishte si dhe taksa ndaj Bashkisë e cila duhet t’ju mundësojë kushtet për tregtim normal. Ndërkaq Inspektimi është shtrirë në të gjithë dyqanet e tregtimit të mishit të qytetit të Shkodrës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)