SHKODËR -Tre mjekë në qytetin e Shkodrës po procedohen penalisht nga policia, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Burime zyrtare nga policia e qarkut të Shkodrës, bëjnë të ditur për ATSH-në se mjekët me inciale, G. N., 41 vjeç, Gj. P., 50 vjeç dhe G. K., 61 vjeç, që të tre banues në Shkodër, po procedohen pasi duke ushtruar detyrën e mjekut në Spitalin Neuropsiqiatrik Shkodër, në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë shpërdoruar detyrën".
Sipas policisë, tre mjekët kanë lëshuar raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për shtetasin Petrit Rr., 42 vjeç, banues në Fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili në kohën kur është lëshuar raporti mjekësor ka qenë jashtë shtetit./ATSH/
/Shqiptarja.com