SHKODËR – 9 specialistë të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e krijimit të një skeme korrupsioni me subjektet tregtare në plazhin e Velipojës.
Mesditën e sotme në Drejtorinë e Tatimeve në Shkodër kanë zbarkuar inspektorët e anti-krimit ekonomik dhe forcat e FNSH-së të cilët kanë kryer arrestimet, ndërsa mësohet se 10 punonjës të tjerë të këtij institucioni janë shoqëruar dhe po merren në pyetje. Mësohet se mes të ndaluarve është Uarda Albunesa kryeinspektore dhe Gjon Prroni, Rrok Lorja, Ergjan Meta dhe Genti Bilali.
Burime pranë prokurorisë së Shkodrës bëjne me dije se zyratrët e arrestuar ishin nën hetim prej muajsh. Të arrestuarit akuzohen se nuk kanë inspektuar shumë subjekte tregtare në plazhin e Velipojës duke I favorizuar në mënyrë të paligjshme. Policia dhe prokuroria vijon punën për zbardhjen e polotë të kësaj skeme korrupsioni.
Komunikata e plotë e policisë:
Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në kuadër të operacionit “Evazioni”, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur ndalimin e shtetasve:
1. Uarda Albunesa, 29 vjeç, banuese në Shkodër me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Verifikimit në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër, si dhe specialistët e këtij Sektori:
2. Genti Bilali, 47 vjeç, banues Shkodër,
3. Fatjon Dibra, 29 vjeç, banues Shkodër,
4. Erxhan Meta, 41 vjeç, banues Shkodër,
5. Nikolin Arra, 24 vjeç, banues Shkodër,
6. Eris Llukacej, 29 vjeç, banuese në Shkodër,
7. Rrok Lorja, 58 vjeç, banues në Shkodër,
8. Gjon Prronaj, 56 vjeç, banues në Shkodër,
9. Kreshnik Dibra, 30 vjeç, banues Shkodër,
10. si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit më iniciale E.P., 41 vjeç banues Shkodër.
Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme rezulton se punonjësit e sipërcituar, dyshohet në mos përmbushje të detyrimeve ligjore të legjislacionit tatimor, mos marrë masat e duhura administrative ndaj subjekteve tregtare, të cilët ushtronin aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjet tatimore.
Po në kuadër të këtyre hetimeve në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, janë kryer kontrolle në disa subjekte tregtare në Velipojë dhe Shkodër, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme në fushën tatimore, të dokumentuara me sekuestrim të printerave jo fiskal, dokumentacion jo tatimor, etj, që përdoreshin nga këto subjekte për ushtrimin e aktivitetit te tyre tregtar, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga nenet 181/a dhe 248 të Kodit Penal.
Në këtë mënyrë, subjektet tregtare kanë shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit në vlera të konsiderueshme monetare. Nga ana e grupit hetimor vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të shtetasve të sipërcituar.
Redaksia Online
(o.b/f.s/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO