Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre mjekë të spitalit neuropsiqiatrik të qytetit, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Burime nga drejtoria e policise se qarkut Shkoder bëjnë të ditur se ka filluar procedimi penal ndaj mjekëve, G. N., vjeç 41, banues në Shkodër, Gj. P., vjeç 50, banues në Shkodër, si dhe G. K., vjeç 61., banues në Shkodër
Procedimi ndaj tyre filloi pasi duke ushtruar detyrën e mjekut në spitalin neuropsiqiatrik Shkodër, në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për shtetasin Petrit Rr., vjec 42, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili në kohën kur është lëshuar raporti mjekësor ka qenë jashtë shtetit. /ATSH/
/Shqiptarja.com