Shkodër, arrestohet 27- vjeçari, iu gjet 3kg kanabis

Shkodër, arrestohet 27- vjeçari, iu gjet 3kg kanabis

Policia e Shkodrës, në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarësve të lëndëve narkotike

Shkodër: Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se ditën e sotme është kapur dhe arrestuar në flagrancë Kristjan Makaj, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në doza të vogla. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirë organizuar u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Kristjan Makaj, 27 vjeç, banues në lagjen "10 korriku " Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “10 Korriku”, i cili po lëvizte në rrugë, në një çantë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kilogramë e 831 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa që dyshohej se do ta shpërndante në lokale nate a në afërsi të shkollave. Për këtë person vlen të përmendet fakti se ai ka vrarë para disa vitesh nënën e tij dhe sipas burimeve, në atë kohë ndaj këtij personi u mor një masë dënimi e lehtë pasi, ai ishte i mitur, 16-vjeç.

Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?