Një 37 vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 4.8 vite burg për posedimin e 12 kg kanabis është arrestuar në kuadër të operacionit “Sundimi I ligjit”
Në pranga ka rënë Franc Toma, 37 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar 37-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku (i ndaluar më parë) dhe Franc Toma, ishin gjetur dhe sekuestruar rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe municion luftarak.