/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shkodrës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një shtetasi 43-vjeçar të dënuar nga gjykata me 3 vjet burgim për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes së narkotikëve".
Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë të ditur se arrestimi i 43-vjeçarit, Vlamir Smakaj u realizua pasditen e së dielës.
Smakaj, banues në Koplik, Malësi e Madhe, ishte shpallur në kërkim nga Policia Shkodër , pasi ishte dënuar me 3 vjet burg për veprën penale "Prodhim e mbajtje e narkotikëve".