TIRANË - Policia e Shkodrës ka arrestuar një 47-vjeçar i cili akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativ në dëmë të shtetasit Enver Xhilaj.
Burime nga Policia e qyteti veri-perëndimor bëjnë të ditur se mbrëmjen e djshme është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit Mehdi Cokaj,vjeç 47, banues në Dobrac, Shkodër pasi po me këtë datë rreth orës 09.50 në vendin e quajtur Gruemire ka tentuar të vrase shtetasin Enver Xhilaj, duke e plagosur rëndë në qafë. U bë sekuestrimi armës pistoletë tip TT, bashkë me27 fishekë. Materialet i janë kaluar prokurorisë në ngarkim të shtetasit MehdiCokaj për veprën penale "Vrasje me paramendim mbetur në tentativë dhe "Armëbajtje pa leje", parashikuar nga neni 78/1 e 278/4 te K.Penal./ATSH/