Policia, Shkodër
SHKODËR, 25 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Policia e Shkodrës ka arrestuar personin që qëlloi me armë zjarri ndaj nënës dhe vëllait të tij, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Kirë, Komuna Pult. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë se qarkut thanë për ATSH-në se nga puna e mirëorganizuar e Sektorit të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me Komisariatin dhe F.N. Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kol Qershia, vjeç 25.
Ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë gjahu Lina Qershia, vjeç 57 dhe Martin Qershia, vjeç 19, përkatësisht nëna dhe vëllai i tij. Nga sa bëhet e ditur, të plagosurit, të cilët janë transportuar urgjentisht ne Spitalin Rajonal Shkodër, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën të ditur gjithashtu se u bë shpallja në kërkim edhe ndaj shtetasit Mirash Qershia, vjeç 23, vëllai tjeter i autorit të krimit, pasi në momentin e konfliktit ka ndërhyrë duke i marrë armën vëllait Kol Qershia dhe ka qëlluar në drejtim të tij. /a.ke/
/Shqiptarja.com