SHKODER - Ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës i shumëkërkuari Zef Marku 52 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të qenieve njerëzore. Arrestimi i Markut është bërë në kuadër të Operacioni të koduar “Fillim Shkurti” pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli sepse gjykata e Vlorës e ka dënuar me 25 vite burg si person të implikuar në tragjedinë e Karaburunit ku humbën jetën 28 persona në vitin 2004.
Arrestimi i Markut është bërë në qytetin e Shkodrës në zonën e “ish-fushës së Drunjve” ku 52-vjeçari kishte edhe shtëpinë.
Pavarësisht se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sipas banorëve të kësaj zone ka qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpinë e tij. Marku akuzohet për përfshirje ne tragjedinë e Karaburunit e cila përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.
Zef Marku akuzohet për trafikim të paligjshëm të emigrantëve dhe javën tjetër pritet të kalojë në një burg të sigurisë së lartë.
Më 9 janar të këtij viti Lena Grizhaj, motra e Mark Grizhaj, i cili së bashku me nusen e tij humbi jetën në gomonen e mbytur në Karaburun u vetëhelmua në Torovicë të Lezhës, në shenjë protestë për mosvënien e drejtësisë.
Për tragjedinë e 9 janarit janë dënuar si përgjegjës 5 persona. Nazmi Hykaj, me 25 vjet burg, Cukal Delija, 25 vjet burg, Zef Marku, 25 vjet burg, Elton Tafili, 20 vjet burg dhe Altin Belulaj, 20 vjet.

(Foto faqja e Interpolit)
TRAGJEDIA E KARABURUNIT
21 persona u mbytën dhe 8 rezultojnë të zhdukur në tragjedinë e 9 janarit 2004, kur një gomone me 36 persona në bord u nis nga gjiri i Palasës në Vlorë në orët e vona të natës drejt brigjeve të Italisë. Për shkak të dallgëve që shkonin 5-6 ballë gomonia pëson defekt në ujërat e Gadishullit të Karaburunit. 36 klandestinët kryesisht nga Shkodra kishin paguar 1500 euro secili për të shkuar në Itali. Pasi kanë bërë 12 milje udhëtim motorët e gomones u fikën dhe mjeti u mbush me ujë. Vetë skafistët të gjetur pa rrugë zgjidhje telefonuan në një nga televizionet shqiptare dhe kërkuan ndihmë. Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë për shkak të detit të trazuar dhe mungesës së koordinatave të sakta të vendndodhjes së gomones. Disa herë u nisën anije shpëtimi nga Karaburuni, por nuk arritën te vendndodhja e gomones. 21 persona humbën jetën, ndërkohë që vetëm 9 persona mbijetuan. Të mbijetuarit ishin tre skafistët që drejtonin gomonen dhe 6 emigrantë që kishin paguar për të shkuar në Itali. Ndërhyrja për t’i shpëtuar u arrit në orën 09:40 të mëngjesit të datës 10 janar nga një anije e Guardia di Finanza-s nisur nga ishulli i Sazanit. Forcat e shpëtimit nxorën 21 trupa të mbytur, 9 të mbijetuar, ndërkohë që 8 persona ende figurojnë të zhdukur.
VIKTIMAT E TRAGJEDISE
Liza Martini, 35 vjeçe, Shkodër qytet
Alfred Lleshi 19 vjeç, Vau i Dejës, Shkodër
Paulin Pushimaj 21 vjeç, Vau i Dejës,Shkodër
Tom Gjoni 18 vjeç, Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër
Gëzim Fusha 18 vjeç, Abat, Dukagjin, Shkodër
Liza Prenga 37 vjeçe, Dajç, Shkodër
Arben Prenga 24 vjeç, Dajç Shkodër
Rasim Miruku 55 vjeç, Dajç, Shkodër
Besmira Miruku (Dibrati) 16 vjeçe, Dajç, Shkodër
Sadik Doçi (Rakaj) 24 vjeç, Shkodër, qytet
Gëzim Kurtaj 33 vjeç, Golem, Shkodër
Oltion Jacaj 23 vjeç, Dobraç, Shkodër
Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër, qytet
Mark Ndou 18 vjeç, Shkodër
Tonin Toka 19 vjeç, Bardhaj, Shkodër
Marlen Mhillaj 20 vjeç, Shkodër, qytet
Dritan Hetaj 32 vjeç, Shkodër, qytet
Agron Markaj 24 vjeç, Rrjoll, Malësi e Madhe
Shpëtim Dizdari, 34 vjeç, Pukë, banues në Shkodër, 20
Skafisti nga Vlora, Ndue Sanaj, 21 vjeç, Shosh, Shkodër
Artan Sagrini 33 vjeç, Shkodër, qytet
Arian Gjilaj, 29 vjeç, Golem , Shkodër
Marjana Zajeti 18 vjeçe, Shkodër, qytet
Kreshnik Bjeshka 25 vjeç, Shkodër, qytet
Fahrije Mehemeti (Dizdari) 34 vjeçe, Gruemirë, Malësi e Madhe
Gjin Grizha 19 vjeç, Kelmend, Malësi e Madhe
(Niçaj) 16 vjeçe, Malësi e Madhe.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të gjithë lajmet për tragjedinë e 9 janarit