Penalizime deri në heqje të kontratës për firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve në veri gjatë sezonit të dimrit. Ky është paralajmërimi që vjen nga Autoriteti Rrugor Shqiptare. Në fund të këtij viti do të lidhet kontrata për të dhënë me koncesion Rrugën e Kombit.

 
Firmat e kontraktuara nga autoriteti rrugor shqiptar të cilat nuk do të mirëmbajnë rrugët gjatë stinës së dimrit, ashtu siç e kanë të nënshkruar në kontratë do të penalizohen me heqjen e kontratës. Deklarata është bërë nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika gjate nje takimi me të gjithë kontraktorët e rrugëve në veri, i organizuar në Shkodër.

Ndërkohë fundvitin e 2014- es do të lidhet kontrata për dhënien e rrugës së kombit me koncesion, kjo kontratë do pasohet edhe me të tjera.
Gjatë prezantimit të strategjisë së re të punës që autoriteti rrugor i veriut do të ketë në të gjitha akset, u theksua edhe specifika që kanë disa prej këtyre akseve, si në raste reshjesh shiu, ashtu edhe në dëborë e ngrica.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)