bime narkotike
SHKODËR, 5 korrik/ATSH-Gaspër Marku/- Afro 1000 rrënjë bimë canabis sativa të mbjella në 14 parcela të territorit Shkodër dhe Malësi e Madhe, u sekuestruan dhe asgjësuan sot nga forcat e policisë së qarkut.
Zëdhënësi i policisë se Shkodres, Bardhyl Saliu, tha për ATSH-në se 380 rrënjë canabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në 6 parcela në vendin e quajtur fshati Palaj, komuna Shllak e rrethit Shkodër, 499 rrënjë janë gjetur dhe asgjësuar në 6 parcela në vendin e quajtur fshati Vjerdhë, bashkia Vau i Dejës e rrethit Shkodër, ndersa 120 rrënjë janë gjetur dhe asgjësuar në 2 parcela në vendin e quajtur fshati Shkrel, komuna Shkrel e rrethit Malësi e Madhe.
Ndërkohë, materialet i kanë kalur në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po punohet per identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat janë pa pronarë. /a.ke/
/Shqiptarja.com