Policia e qarkut Shkodër, asgjësoi sot 6352 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, të cilat ishin të shpëndara në 32 parcela.

Zëdhënësi i shtypit i kësaj drejtorie, Bardhyl Saliu, bëri të ditur për ATSH-në se bimët narkotike u sekuestruan në Fshatin Karmë, Vau-Dejës Shkodër, ku u identifikuan dhe me pas asgjësuan 10 parcela, tokë publike, në të cilat ishin kultivuar, gjithsej 2860 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Sasia tjetër prej 3172 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa të kultivura në 19 parcela, u asgjësua në Fshatin Benë, Komuna Shllak Shkodër, si dhe 320 rrënjë të tjera në fshatin Kushnen, Komuna Gjegjan Pukë, të cilat ishin të mbjella në 3 parcela. Duke qenë tokë publike pa pronar, policia po punon për identifikimin dhe ndalimin e personave përgjegjës, ndërkohë që materialet në fjalë iu vunë në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të mëtejshme./ATSH/