Policia e qarkut Shkodër vijon goditjen ndaj kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet e fundit jane ushtruar ne komunat Shllak e Shkrele.
Burime zyrtare nga drejtoria e policise bënë të ditur për ATSH-në se pas informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet  e policisë kanë identifikuar dhe asgjësuar 30 parcela, në të cilat ishin kultivuar gjithsejt  6160 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike janë asgjësuar në fshatin Benë, Komuna Shllak Shkodër, ku në 15 parcela tokë publike ishin kultivuar  4010 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, si dhe në Bjeshkët e Draganit, fshati Xhaj, Komuna Shkrel, me 2150 rrënjë bimë narkotike të të mbjella në 15 parcela tokë publike. ATSH