Shkodër - Një 41-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë mbrëmjen sotme, në Vermosh.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit i identifikuar me inicialet G.B., 48 vjeç, ka transportuar çiklistin 41-vjeçar të identifikuar me inicialet S.V., drejt spitalit dhe më pas ka vënë në dijeni uniformat blu për ngjarjen.

“Rreth orës 20:55, në Vermosh, automjeti me drejtues shtetasin G. B., 48 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, ka përplasur shtetasin S.V., 41 vjeç, I cili po lëvizte me biçikletë’,- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentim ligjor të rastit.