Dy autovetura janë përplasur me një kamion në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
 
Të lënduarit janë dy drejtuesit e autoveturave të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës. Mësohet se gjendje e tyre shëndetësore është e rëndë.
 
Ata kanë marrë plagë të rënda në trup si shkak i përplasjes me kamionin.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com