SHKODER- Një avion i vogël turistik italian ka bërë ulje emergjente paraditen e sotme në në zonën shkëmbore mes Velipojës e Shëngjinit.
Avioni është ulur në vendin e quajtur Rrjoll afër Velipojës
Salla operative e policisë së Shkodrës kishte marrë sinjalin dhe është nisur menjëherë në ndihmë të pilotit italian, të identifikuar si Mishelino Galiani, shtetas italian, 54 vjeç.
Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror, ANTA deklaroi se avioni ishte nisur nga Brindisi në 09:55 në drejtim të Venecias dhe rreth orës 10: 25 minuta ka kryer ulje emergjente pranë Velipojës. Avioni kishte konstatuar probleme në lartësinë mbi 600 metra. "
"Avioni Ultra Light, ishte ulur në plazhin e Velipojes sot me 18 tetor 2013, i cili nuk navigonte nën shërbimin tonë, Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror ka dhënë ndihmën e saj duke kryer koordinimin me Qendrën e Kontrollit të Trafikut Arjor ne Brinsizi. Në të njëjtën kohë, ANTA sha ka lajmëruar sipas procedurave në fuqi, Forcat e Kërkim Shpëtimit (SAR) dhe Forcat e Ushtrisë.- njoftoi ANTA.
"Informova ambasadën italiane që jam në zonën mes Shqipërisë e Italisë. Po pres të rregullohet defekti dhe te rinisem sërish"- i ka thënë piloti gazetarit tonë Julian Hila i cili ishte në vendin e ngjarjes.

(Ne foto: Avioni qe beri ulje te detyruar)

(Ne foto: Mishelino Galiani, piloti i avionit)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com