Shkodër/ Babë e bir kthyen lokalin në 'Skënderbeg' në dyqan për shitje droge, një 16 vjeçar shpërndante doza me motor

SHKODER - Dy raste të shitjes së drogërave janë zbuluar në qytetin e Shkodrës.

Një lokal në lagjen “Skënderbeg” ishte përshtatur për përdorimin dhe për shitjen në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Policia arrestoi në flagrancë babë e bir,  Paulin Kiri dhe Ndre Kiri si dhe u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 22 vjeç, pasi u kap në këtë lokal, me disa doza të lëndës narkotike kokainë, me vete.

Ndërkohë në lagjen “Partizani”, u ndalua për kontroll një 1ë-vjeçar që qarkullonte me motomjet. Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesë i janë gjetur rreth 1.3 kg të kësaj lënde.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se 1ë-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e posedonte atë, në banesë, për ta shitur në doza që i shpërndante me motomjet” informoi sot policia e qytetit.

 Për shkak të moshës, për 1ë-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni u kodua ‘Adekuat’

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 11/09/2023 03:52

    Kur nuk është kapur regjisori kryesor filmi ka për të vazhduar prapë...për Ardianin e kam fjalën.... ti golemsi pse nuk e thua se cili polic bashkëpunon me ta?!

    Përgjigju
  • Golemsi: 10/09/2023 12:46

    Ai ka qene duke quar pica!policia i bie ne qafe kot ketyre trektateve,qe mendojne per rinine,per ta quar ne rruge te drejte, drejt krimit!shihni se mos ka ndonje polic bashkpuntore te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar