SHKODER - Pas tërheqjes së ujit nga zonat e përmbytura, qindra bagëti të ngordhura kanë dalë në sipërfaqe, duke dhënë kështu alarmin për ndonjë epidemi të mundshme.
Por pavarësisht kësaj situate, Irena Shestani, drejtore e drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik thotë se gjendja nuk është problematike dhe se pritet të merren masat e nevojshme për largimin e tyre.
Në gjitha këto raste, bashkëpunimi jonë është maksimal me drejtorine e bujqësisë dhe përfaqësuesit e Shëndetit Publik janë të pranishëm në grumbullimin dhe groposjen e këtyre kafshëve, - tha drejtorsha Shestani.
Velipoja, Komuna Dajç, Komuna Ana e Malit apo periferia e Shkodrës janë zonat të cilat kanë pësuar tërheqjen me të madhe të ujit dhe pritet të kenë më shumë probleme me kafshët e ngordhura.
Problematike paraqitet situata pasi edhe temperaturat janë rritur gjatë ditëve të fundit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com