Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës.
 
Zjarri ka rënë në orët e pasdites në një objekt në lagjen “Gjuhadol”.
 
Derën e banesës në vend të policëve e shpërtheu pronari i objektit Bep Gjeloshi.
 
Brenda ndërtesës për fatin e mirë nuk ndodhej askush edhe pse u dyshua fillimisht se gjendej një e moshuar.
 
Edhe pse zjarrëfikësit mbërritën në kohën e duhur humbën kohë derisa u futën në rrugicën ku ndodhej banesa për shkak të makinave të parkuara të cilat u desh të largoheshin me forcë.
 
Dyshohet se ajo zonë nuk ka patur energji elektrike e ndoshta as shërbim të telefonisë si shkak i djegies edhe të kabllove.
 
Shkak i rënies së zjarrit mendohet të jetë një shkëndijë elektrike.
 
Nga rënia e zjarrit në ndërtesën dykatëshe u rrezikua përhapja e flakëve edhe në banesat aty pranë por falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve u arrit të shpëtoheshin.
 
Dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme ndërkohë që ajo zonë po mbikqyret deri në normalizimin e situatës.

banesa ne flake me logo
zjarri
Fotot të tjera 

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)