Shkodër, Bashkia u mohon sheshin
98 filmave, shfaqen nëpër shkolla

Shkodër, Bashkia u mohon sheshin<br />98 filmave, shfaqen nëpër shkolla
Për gjashtë ditë, atmosfera e qytetit të Shkodrës do të sundohet nga kinemaja. Plot 98 filma të animuar por edhe artistikë për fëmijë do të shfaqen gjatë kësaj jave për fëmijët e këtij qyteti nëpër kinematë e shkollave. Festivali ndërkombëtar i Filmit të Animuar ka nisur mbrëmjen e së martës dhe do të vijojë deri të shtunën me 29 shtator.

Në të vërtetë festivali do të zhvillohej në qendër të qytetit në pedonalen “Kol Idromeno”, por sipas organizatorëve të këtij festivali është e pamundur që të zhvillohen shfaqje publike të hapura, pasi pedonalen e kanë gjetur të zënë nga një panair. Për këtë arsye ata janë detyruar që filmat ti shfaqin në kinematë e shkollave të qytetit.

“AniFest Rozafa 2013”, i cili këtë vit shënoi edicionin e tij të katërt, pavarësisht se është një prej veprimtarive të veçanta për jetën kulturore shqiptare, nuk ka arritur të gjejë mbështetje financiare nga drejtuesit e bashkisë së qytetit. Drejtori “Anifest Rozafa” Artan Maku, tha se kjo mungesë mbështetjeje e cënon mjaft këtë festival. “Në aspektin e financimit këtu në Shkodër ne jemi të braktisur. Pavarësisht se ishim përgatitur që këtu në Shkodër të kishim të pranishëm si kryetarin e Bashkisë ashtu edhe drejtues të tjerë,  në të vërtetë në këtë festë të fimijëve të Shkodrës kjo  mungoi”, tha regjisori Maku.

Sipas tij bashkia e Shkodrës është tërhequr nga financimi i festivalit. “Na është dukur e habitshme. Ne ishimn përgatitur ta zhvillonim këtë festival në qendër të qytetit të Shkodrës dhe çuditërisht e gjetëm qendrën të zënë me panairin që ishte hapur këtu”, shpjegoi drejtori i festivalit Artan Maku. 
Ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të këtij festivali regjisori dhe animatori Artur Dauti theksoi se ky edicion i katërt shënoi një nivel të ri artistik në cilësinë e filmave pjesëmarrës.
Sipas tij risia e këtij viti është futja në program e filmit të shkurtër artistik dhe kryesisht filmit për fëmijë. “Gjatë tre viteve të para nuk kemi pasur film artistik dhe këtë vit kemi vendosur ta përfshijmë  filmin artistik për vetë natyrën e kësaj gjinie, për vetë mënyrën e trajtimit të subjekteve dhe pjesmarrjes së fëmijëve në interpretimin e roleve nëpër filma”, tha regjisori Dauti.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “AniFest Rozafa këtë vit ka një shtrirje të madhe gjeografike, ku janë përzgjedhur 98 filma për të konkuruar. Këta filma trajtojnë tema sociale, mesazhe filozofike të jetës, probleme të njerëzimit, nga lufta kundër dhunës e racizmi. Filmat vijnë në Festivalin e “Anifest Rozafa 2013” pasi janë ballafaquar me sukses edhe në festivalet e ndryshme ndërkombëtare në mbarë botën.
 
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024