SHKODER - Një 49 vjeçar është plagosur me armë zjarri nga baxhanaku i tij pas një konfliki për shkaqe ende te pazbardhura. Medi Çoku dhe Enver Xhilaj, baxhanak njëri me tjetrin, kanë qenë duke pirë një kafe në qendër të fshatit Gruemirë, por kanë nisur të debatojnë e më pas debate ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. 

Për pasojë Enver Xhilaj ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar nga baxhanaku i tij Medi Çoku nga një distancë e afërt. Dy baxhanakët sapo ishin kthyer nga një ceremoni mortore ndërsa po pinin kafe në qendër të fshatit, aty kanë nisur edhe fyerjet verbale të cilat janë pasuar edhe me përdorimin e armës së zjarrit. 
 
plagosja me logo

Medi Çoku ka nxjerrë pistoletën që mbante me vehte, dukë shtënë në drejtim të baxhanakut të tij Enver Xhilaj 49 vjeç nga fshati Guci e re dhe duke e lënë të plagosur. 
 
Plumbi e ka prekur 49-vjeçarin në fyt dhe ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
 
plagosja me logo

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë si dhe grupi hetimor i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë. 
 
Sipas dëshmive të mbledhura dy baxhanakët kur janë ulur në klub nuk kanë shfaqur ndonjë konflikt me njëri-tjetrin, por gjatë qëndrimit në lokal kanë nisur të shahen me fjalor të rëndë e më pas kanë përdorur edhe armën.
 

plagosja me logo

Nga ana tjetër grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë kanë ngritur postoblloqe në aksin nacional Shkodër- Han i Hotit me qëllim arrestimin e autorit i cili dyshohet se ka përdorur këtë aks për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
 
Ndërkohë efektivët e ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë edhe kontrolle të mjeteve që dyshohen se drejtuesit e tyre mund të jenë të pajisur me armë pa leje.
 

Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)