SHKODËR – Një furgon me 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta u gjet i braktisur në rrugën Tiranë-Shkodër në vendin e quajtur “Mbikalimi i fshatit Plezhë”.
Nëpermjet kontratës të shit-blerjes të automjetit të cilat u gjetën në furgon,. Policia mundi të shkojë në gjurmët e trafikantit të klandestinëve, Kastriot Guraj 38 vjeç nga Shkodra, i cili më tej u vu në pranga.
Sipas policisë, klandestinët kishin destinacion Malin e Zi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Kastriot Guraj, për veprën penale « Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com