SHKODER- By Pass-it të Shkodrës nuk i ka mbetur asgjë veç emrit. Kudo në gjatësinë e tij po shfrytëzohet vetëm për të hedhur mbeturinat e mbetje inerte. Edhe pse nuk është një landfill, By Pass-i në Shkodër të duket si i tillë.

Në mars të 2013-ës sipas projektit punimet duhet të kishin përfunduar. U ndalën ende pa filluar mirë. Që në prillin e 2013-ës nisën shqetësimet kur pas rënies së nivelit të ujrave nga përmbytjet nisën të dolën në pah problemet.

Një pjesë të madhe të zhavorit e rrëmbyen ujërat duke çuar dëm disa para nga ai investim i vendosur fare pranë ujrave pas asnjë lloj mbrojtjeje.