Shkodër, By Pass-i i braktisur
kthehet në fushë mbeturinash

Shkodër, By Pass-i i braktisur<br />kthehet në fushë mbeturinash
SHKODER - Tashmë është fakt, By pass-i i Shkodrës përveçse i braktisur është kthyer edhe në vendhedhje mbeturinash duke rrezikuar që brenda një kohe të shkurtër t'i zërë vendin, Varrezave të Dëshmorëve.

Por në këtë zonë rreziku është edhe më i madh, pasi i ndodhur ngjitur me brigjet e liqenit të Shkodrës, përveç ndotjes së mjedisit, ai rrezikon edhe këtë pasuri kombëtare, pjesë e zonës së mbrojtur "Ramsar".

Askush deri më sot nuk shqetësohet për këtë realitet të ri që është krijuar dhe po krijohet dita – ditës, as bashkia dhe as ministria e linjës që ka financuar për të avancuar punimet deri në këtë pikë.

Natyrisht që sa më shumë kohë që të kalojë, dëmi do të jetë më i madh e madje do të nisë edhe "telenovela" tjetër, për të gjetur se kush do të jetë përgjegjësi për të larguar këto tonelata mbetjesh, inerte të ndërtimeve dhe mbeturina.

Dëmtimet në këtë investim të cilësuar të një rëndësie të veçantë janë të shumta dhe vetëm për riparimin e tyre do të duhen disa miliona të tjerë, pa përmendur këtu fazat e punimeve që kanë mbetur pa u realizuar që prej braktisjes që firmat i bënë kësaj vepre.

Tashmë By passi jo vetëm që nuk do ta mbrojë qytetin nga përmbytjet e aq më pak të shërbejë si rrugë kalimi, por do të ndikojë për të shkatërruar edhe më shumë zonat përreth dhe liqenin e Shkodrës, këte pasuri që të gjithë e kanë braktisur prej vitesh.

Fatkeqësisht, Shkodra është ndër të paktat qytete në Ballkan apo edhe me gjerë me kaq shumë pasuri të dhuruara nga natyra, por që dora e njeriut dhe vetë institucionet shtetërore punojnë dhe bekojnë shkatërrimin e tyre.

Me këtë gjendje rrezikohet që e nesermja të jetë shumë vonë për të ndërhyrë, pasi deri atëhere mund të mos ketë mbetur asgjë.
by pass

by pass
by pass
(Pamje nga By pass-i i Shkodrës, i lënë përgjysëm)

Redaksia online
(ar.sh/shqiiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës