Shkodër, çelet klinika “Otofon”
e para për problemet me dëgjimin 

Shkodër, çelet klinika “Otofon”<br />e para për problemet me dëgjimin 
SHKODER- Edhe qytetarëve të Shkodrës që kanë probleme me dëgjimin tashmë i ofrohen shërbimet më të fundit, kjo falë inaugurimit të klinikës italo-shqiptare të dëgjimit “Otofon” në metropolin verior.
 
Drejtoresha e klinikës, Dorina Laci ka bërë të ditur se “Otofon” vepron në Shqipëri që prej 2 vitesh e gjysmë, ndërsa kjo është klinika e 3-të që hapet në vendin tonë.
 
E ndërkohë mjeku audioprotezist Roberto Pontoni, njëkohësisht një nga administratorët e klinikës “Otofon”, shprehet i lumtur që tashmë klinika italo-shqiptare e dëgjimit hapet edhe në Shkodër.
 
Të pranishëm në këtë inaugurim ishin përsonalitete të njohura në Shkodër, ndërsa e ftuar speciale ka qenë edhe imazhi i klinikës “Otofon”, Nderi i Kombit Tinka Kurti.
 
Objektivi i klinikës “Otofon” është të përmirësojë jetën e individëve që kanë probleme me dëgjimin përmes profesionalizmit të kësaj klinike dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me specialistët e tjerë. Për të gjithë të interesuarit klinika “Otofon” gjendet në Parrucë pranë “ish-Mapos”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan