Policia, Shkodër
SHKODËR. 14 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ -  Pas nje aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat priferike të qytetit të Shkodrës, eshte dëmtuar rëndë një 29 vjeçar, të cilit po i jepet ndihma e shpejtë në Spitalin Rajonal. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në lagjen "Tepe", pranë kalasë Rozafa, ku janë përplasur një automjet tip Renault që drejtohej nga 24-vjeçari Ervis Gjeloshi me një motorçikletë që drejtohej nga 29-vjeçari Lulash Zhuri, banues në zonën ku ndodhi aksidenti. Si rezultat i kësaj përplasje, ka mbetur i dëmtuar rëndë 29 vjeçari. Ekspertët e policisë rrugore dhe ata të rendit qe shkuan menjëherë në vendngjarje, po kryejnë hetimet rreth këtij aksidenti, ndërkohë që kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit Renault deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.ke/