TIRANE- Para më shumë se një viti, në fillim nëntorin e 2013-ës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës u miratua projekt-vendimi për bashkëfinancimin e Bashkisë me programin e decentralizimit e zhvillimit lokal për grumbullimin e diferencimin e mbetjeve urbane. Në atë kohë ekspertët e mjedisit bënë një prezantim të detajuar të projektit të diferencimit të mbetjeve dhe në fund si gjithmonë anëtarët e këshillit bashkiak e miratuan me shumicë votash.