Një 64 vjeçar ka rënë në prangat e policisë i dyshuar si shkaktar i zjarrit të qëllimshëm në Shkodër.
 
Pjerin Pervata, banues në Shkodër u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se në fshatin Hot i Ri i ka vendosur zjarrin disa shkurreve dhe nga zjarri është djegur edhe një sipërfaqe me rreth 5 dylym barë dhe shkurre.
 
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr".
 
Njoftimi i policisë:
 
Më datë 17.07.2017, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pjetër Pervata 64 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
 
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 18:00, në fshatin Hot i Ri i ka vendosur zjarrin disa shkurreve ku është djegur nga zjarri një sipërfaqe me rreth 5 dynym barë dhe shkurre.
 
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr" parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com