Policia e Shtetit vijon aksionin e sekuestrimit  të lëndëve narkotike në të gjitë vendin. Aksioni është shtrirë ditën e sotmë në Vlorë, Shkodër dhe Kurbin ku janë sekuestruar 386 kg kanabis sativa. 

Shkodër
Policia e Shkodrës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 156 kg lëngë narkotike, kanabis sativa dhe ka arrestuar 2 persona për posedimin e tyre.

Të arrestuarit janë Valentin Gjeloshi, 27 vjeç dhe Ermir Gjeloshi (vëllezër) , 25 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ata u arrestuan në  lagjen "Skënderbeg", Shkodër. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Shkodër 13:05 
Një tjetër operacion i policisë i koduar ‘’Muzgu’’ në Shkodër ka bërë të mundur sekuestrimin e 50 kg lëndëve narkotike dhe 385 bimë kanabis në proçes tharje.

Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim 5 persona, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë si poseduesit e tyre. Të shpallurit në kërkim janë, B.M.21 vjeç, G.M.43 vjeçe, F.P.42 vjeç, Gj.P.31 vjeçdhe K.Gj të gjithë banues në fshatin Kir.

Policia vazhdon hetimet për kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
 
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".


[gallery]19367[/gallery]

Vlorë
Policia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme, 75 kg lëndë narkotike, kanabis sativa. Gjithashtu blutë e Vlorës kanë vënë në pranga 1 person për posedim të këtyre lëndëve. I arrestuari është  Kleant Xhaka, 22 vjeç, lindur në Lushnje, banues në Dhërmi.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi policia e Vlorës ka konstatuar një automjet për të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë dhe iu është dhënë urdhër personave (dy) që të ndalonin mjetin, por ata nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë.

Gjatë ndjekjes nga policia, dy personat kanë braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi por policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kleant Xhaka (në hyrje të pyllit) ndërsa shtetasi tjetër (i identifikuar nga policia) ka mundur të largohet me vrap duke përfituar nga terreni i vështirë.

Nga kontrolli dhe kqyrja që i është bërë automjetit tip "Fuoristradë-Toyota" me targë N856JLY, është gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 75 kg (kilogram) e dyshuar e llojitkanabis sativa.

Lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë qese plastike të zeza si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve.