SHKODER - Një automjet tip Renault është gjetur i djegur pranë fshatit Alimetaj, në komunën e Anës së Malit në Shkodër paraditen e sotme. Kanë qënë banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar forcat e policisë pasi kanë konstatuar automjetin e djegur në njërin prej kanaleve të fshatit.
Me të mbërritur në vendngjarje grupi hetimor ka nisur hetimet. Sipas policisë Makina ishte pa targa dhe e shkrumbuar e gjitha.
Ajo u gjet e hedhur në anë të një kanali dhe sipas policisë dyshohet të jetë përdorur për ndonjë krim në territorin e Shkodrës ose jashtë tij.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO