SHKODER - Një person është gjendur i pajetë rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në kanalin kullues të rrugës nacionale Shkodër-Hani i Hotit.
Ishin kalimtarët e rastit atë që lajmëruan për këtë ngjarje, ndërsa sipas burimeve, ka humbur jetën 34-vjeçari Leonard Qafalia, nga fshati Goraj.
Dyshohet se Qafalia mund të jetë përplasur në mënyrë fatale nga ndonjë automjet që përshkonte rrugën dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Shkodrës po heton për të zbardhur shkaqet e humbjes së jetës së 34 vjecari.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com