SHKODER - Është gjetur pas një jave në breg të lumit, trupi i pajetë i Adnand Tulës, 41-vjeçari, i cili u hodh nga ura e vjetër e Lumit Buna më 4 nëntor.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, trupi i pajetë i 41-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Pemtar të Shkodrës. Ishin familjarët e Tulës ata që bënë identifikimin e trupit. 41-vjeçari vuante nga depresioni.
Adnand Tula, 41-vjeç i dha fund jetës më 4 nëntor duke u hedhur nga ura e vjetër e Bunës. Tula, pasi lidhi duart, u ngjit në parmakun e urës dhe më pas u hodh në ujë.
Ngjarja që tronditi qytetin e Shkodrës, ndodhi në sy të dhjetëra personave të tjerë. Forcat Ranger nisën kërkimet menjëherë, por rrjedha e lumit që kishte marrë trupin e bënte të vështirë procesin, i cili u finalizua me gjetjen e trupit vetëm pas një jave.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

41-vjeçari u hodh nga ura më 4 nëntor