Shkodër/ Goditen 8 qendra prostitucioni, ushtrohej në banesa, nën hetim 13 të huaja dhe 2 shqiptarë! Sekuestrohen paratë e përfituara

Shkodër/ Goditen 8 qendra prostitucioni, ushtrohej në banesa, nën hetim 13 të huaja dhe 2 shqiptarë! Sekuestrohen paratë e përfituara

Paratë e përfituara nga ushtrimi i prostitucionit

Shkodër- 8 qëndra prostitucioni janë goditur nga policia në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar ‘Payment’.

Sipas policisë, prostitucioni ushtrohej nëpër banesa të ndryshme në këtë qytet, ndërsa nën hetim janë vënë 13 të huaja të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina, si edhe 2 shqiptarë banues në Shkodër.

Policia ka sekuestruar edhe shumat e parave të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit në këto qëndra, 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.

‘Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetas: D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru; Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; V. G, 25 vjeçe, banuese në  Peru; L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi; S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi; A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil; Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë; F. K., 29 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil; M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë; N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi; U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani. Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër  të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit', njoftoi sot policia. 

Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”  dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë